Serbët e duan Trump-in

Daçiq: Trump i ka kuptuar dhe pranuar argumentet e Serbisë në raport me Kosovën

Daçiq: Trump i ka kuptuar dhe pranuar argumentet e Serbisë në raport me Kosovën

Liderët shtetërorë në Serbi janë pozicionuar hapur për presidentin Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fillimisht presidenti serb Aleksandër Vuçiq u shpreh se fitorja e Trump do të ishte më e mirë për Serbinë, por tani edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, po e thotë të njëjtën gjë, njofton Insajderi.

Ai ka deklaruar se “diaspora serbe në SHBA duhet të mobilizohet maksimalisht për të votuar për kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë”, sepse, sipas mendimit të Daçiqit, administrata Trump, ndryshe nga demokratët, nuk e shohin çështjen e Kosovës si çështje të përfunduar tashmë.

Daçiq tha se “administrata e presidentit Trump bëri një hap të rëndësishëm përpara për çështjen e Kosovës, sepse ajo respektonte interesat tona dhe pranoi argumentet tona, gjë që administratat e tjera nuk e bënë”./Insajderi.com