Dafina Zeqiri ka rezervuar plot surpriza për albumin e saj të ri – e para sapo u zbulua

Dafina Zeqiri ka rezervuar plot surpriza për albumin e saj të ri – e para sapo u zbulua
Burimi i fotografisë: DafinaZeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri la pas një vit tejet të suksesshëm në karrierën e saj. Gjithçka që solli ishte inovacion në industrinë tonë të muzikës.

Mirëpo, 2021-ta është edhe viti që ajo do të lansojë një album të ri titulli i së cilës është “Dafine moj”, njofton Insajderi.

Në vazhdimësi ajo ka ngacmuar ndjekësit e saj që albumi i ri do të sjellë plot surpriza. Një fakt shumë i lezetshëm është se intron e albumit do ta këndojë nëna e saj, e cila siç ka treguar Zeqiri gjithnjë ka pasur pasion muzikën.

Teksa nuk dihet sa këngë do të përmbajë dhe me kë do të bashkëpunojë, së fundmi është zbuluar se ajo do të vijë në bashkëpunim me artistin e njohur italian, Sfera. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @mtvks