Bashkëpunimi i ri i saj mund të jetë një provë e madhe se shoqëria me Noizy-n vijon.
Këngëtarja shqiptare do të sjellë shumë shpejt një këngë me një anëtar të OTR dhe ai është Varrosi.
Projekti me titull “Ring Ring” ka përfunduar xhirimet e videoklipit dhe gjithçka pritet të përfundojë brenda pak ditësh.
Ende nuk ka një datë të caktuar për publikimin e projektit, por pritet një hit i fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.
Ishte viti 2018 kur Noizy dhe Dafina vendosën të linin në harresë diss-et e së kaluarës duke sjellë një bashkëpunim, një klip plot skena intime pranë njëri- tjetrit që titullohej “A don Love”.
Por më pas, në prill 2019 Noizy e fshiu Dafina Zeqirin në Instagram, ose anasjelltas dhe kjo i bëri të gjithë të dyshojmë.
Tashmë lajmi i bashkëpunimit mund të jetë një shpresë për dyshen, plus fakti që Dafina dhe Noizy janë sërish shokë në Instagram.