“Daily Mail” publikon fotot shokuese: “Kopshti zoologjik i ferrit në Fier”

“Daily Mail” publikon fotot shokuese: “Kopshti zoologjik i ferrit në Fier”

“Kopshti zoologjik i ferrit” – kështu e quan “Daily Mail” kopshtin zoologjik “Safari” të Fierit.

Disa foto të bëra në kopshtin zoologjik “Safari” në Fier ku duken disa kafshë të burgosura në kushte aspak të përshtatshme po bëjnë xhiron e botës pasi janë publikuar nga “Daily Mail”.

Kafshë që duken të kequshqyerja dhe të keqtrajtuara në kopshtin zoologjik, një luan i cili  jeton me një sy të infektuar në një kafaz të ngushtë, që gjithashtu është shtëpia e një ujku, një zebre, disa drerëve, një majmuni dhe një ariu.

Të gjitha këto kafshë jetojnë brenda një hapësire private të rrethuar nga betoni dhe një ambient aspak i pastër që nuk ofron për ta as kushtet minimale, hije dhe ujë.

Një fotograf anonim, i cili ka fotografuar gjendjen e këtyre kafshëve tha për “Daily Mail” se këto  ishin kushtet më të tmerrshme që kishte parë ndonjëherë për mirëqënien e kafshëve.

“Kafshët vuajnë nga një sërë çështjesh fizike dhe psikologjike të shkaktuara nga kushtet e mjerueshme, kujdesin veterinar dhe mungesa e një diete të përshtatshme”- tha fotografi.