Daisy Coleman, e mbijetuara e sulmit seksual ka kryer vetëvrasje

Daisy Coleman, e mbijetuara e sulmit seksual ka kryer vetëvrasje

Daisy Coleman, aktiviste e viktimave të sulmeve seksuale dhe subjekt i dokumentarit të Netflix Audrie & Daisy, ka vrarë veten, thotë nëna e saj.

Coleman, 23 vjeç, ishte 14 vjeçe kur rrëfeu se ishte përdhunuar në një festë në vitin 2012 në Maryville, Misuri, raporton BBC shkruan Insajderi.

Çështja e saj tërhoqi vëmendjen ndërsa ajo tregoi që e kishin ngacmuar mu për shkak të dhunimit të saj, ndërsa akuza e saj ndaj personit që e kishte dhunuar ishte tërhequr.

Ajo u raportua se u gjet e vdekur pasi nëna e saj thirri policinë për ta kontrolluar.

“Do të doja të i merrja dhimbjen po të mundesha. Ajo kurrë nuk e mori veten nga ngjarja që i ndodhi, ata djem e traumatizuan dhe kjo nuk është e drejtë. Vajza ime nuk do të kthehet më,” tha nëna e saj.

Coleman ishte sulmuar prej një Matthew Barnet në një ndejë shtëpiake në vitin 2012, kur ajo ishte 14 vjeç.

Nëna e saj tha se e gjeti vajzën e saj të nesërmen në mëngjes, e lënë jashtë në hyrje, me flokë të lagur dhe e veshur vetëm me një bluzë dhe brekë, në një kohë kur temperatura ishte nën zero.

Barnet u akuzua për sulm seksual, por nuk u dënua. Familja e Coleman argumentoi se kjo ishte për shkak të lidhjeve politike të familjes së djalit.

Barnet u deklarua fajtor për rrezikimit të fëmijëve, duke argumentuar se marrëdhënia e tij seksuale me Daisyn kishte qenë konsensuale.

Rasti i Ms Coleman u diskutua si një nga rastet e shumta të dhunimeve të adoleshenteve të cilat bien viktimë e ligjeve të Amerikës dhe po ashtu bëhen pre e ngacmimeve dhe talljeve më pas.

Daisy u bë subjekt i dokumentarit të Netflix, Audrie dhe Daisy, ku vihen në pah ngacmimet dhe tendencat për turpërim të viktimave adoleshente të dhunës seksuale.

Vajza tjetër, Audrie Pott, kreu vetëvrasje disa ditë pas sulmit seksual.

Daisy Coleman ndihmoi në krijimin e OJQ SafeBae (Before Anyone Else) që ndihmon në parandalimin e sulmeve seksuale në shkolla.

Zëdhënësi i kësaj organizate tha se ekipi ndihen jashtëzakonisht keq për shkak të vdekjes së saj.

“Ajo luftoi gjatë me demonët e saj, por sikur disa prej jush mund të e dinë, shërimi nuk është rrugë e lehtë apo e drejtë. Ajo luftoi dhe ndihmoi që viktimat e këtyre sulmeve të ndihen të dashura dhe të kenë mundësi për ndihmë.”/Insajderi.com