Daka i konsideron këto zgjedhje sfiduese për KQZ-në

Daka i konsideron këto zgjedhje sfiduese për KQZ-në

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, deklaroi se këto zgjedhje do të jenë sfiduese.

Kjo pasi “KQZ është institucioni i vetëm në detyrë gjatë ditëve të ardhshme”.

Ajo kërkoi që të caktohet data e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme do të presim datën. Ju bëjë thirrje të gjitha institucioneve të shfrytëzohet afati kushtetues në vendosjen e datës. Për ne do të jetë sfiduese  pasi ne do të jemi i vetmi institucion që do të jemi në detyrë ne ditët ne vijim, po ashtu ne kemi një buxhet ende të pa akumuluar. Edhe mundësit tona kanë limite prandaj, ta kenë këtë parasysh”, tha ajo për EO.

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, është takuar me partitë politike që përfaqësohen në Kuvend për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. /Insajderi.com