Daka: Këto zgjedhje do të jenë më të kushtueshme

Daka: Këto zgjedhje do të jenë më të kushtueshme

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, do të jenë më të kushtueshme, transmeton Insajderi.

Daka tutje ka shtuar se Kushtetuta nuk lejon që të organizohen zgjedhjet në ditë të ndryshme, pasi ajo thotë se është me Kushtetutë e caktuar që zgjedhjet të mbahen ditën e diel.

“Do të ishte mirë të mund të organizoheshin në ditë të ndryshme, por edhe këtu kemi kufizime ligjore. Kushtetuta në obligon që zgjedhjet të mbahen ditën e diele. Ne nuk mundemi ta ndryshojmë as ligjin e as Kushtetutën. Gjithsesi edhe kjo është një prej temave që është dashur të diskutohet gjatë reformës zgjedhore”, ka thënë Daka në ‘Interaktiv’ të KTV-së.

Gjatë këtyre zgjedhjeve të fundit kemi marrë disa mësime, këto zgjedhje kanë qenë jashtëzakonisht mirë të organizuara. Kemi pasur thuajse zero incidente. Por, çfarë kemi mësuar është se edhe në kushte të pandemisë mund të organizohen zgjedhjet. Por, gjithsesi këto zgjedhje do të jenë më të kushtueshme. Gjithë ato çfarë duhet, përgatitjet në kohë pandemie, kanë kosto më të madhe financiare. Natyrisht kjo bie në barë të buxhetit të Kosovës. Por, jemi para zgjedhjeve, nuk kemi ndryshe si të veprojmë”, ka theksuar tutje ajo. /Insajderi.com