Daka: Ligji për zgjedhjet i njëjtë nga viti 2008, reforma zgjedhore e domosdoshme

Daka: Ligji për zgjedhjet i njëjtë nga viti 2008, reforma zgjedhore e domosdoshme

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thotë se është evidente që patjetër vendit i duhet reformë zgjedhore, duke shtuar se më së shumti probleme kanë sa i përket votimit nga jashtë dhe listës së votuesve, transmeton Insajderi.

“Tashmë kjo çështje është diskutuar shumë herë dhe është shumë evidente që ne patjetër na nevojitet një reformë zgjedhore e sidomos për çështjet të cilat na kanë sjellë më së shumti probleme, si votimi jashtë Kosovës tashmë e dimë për problemet që kanë rrjedh gjatë zgjedhjeve të fundit pastaj çështja e listave votuese si dhe ne tani po e shohim se Shqipëria ka përfunduar një reformë zgjedhore dhe ka aprovuar disa ndryshime ajo është identifikimi biometrik, i cili kishte me lehtësuar shumë procesin, por e dhe kishte me ngritë saktësinë edhe të listave votuese edhe faktikisht kishte me parandaluar manipulimet eventuale”, ka thënë ajo, raporton EO.

Daka shtoi se kërkesë e tyre është që të bëhet një reformë e mirëfilltë dhe jo të provohet vetëm kozmetikisht të ndryshohet ligji, i cili sipas saj nuk është ndryshuar që na viti 2008.

“Ne vazhdimisht kemi kërkuar që të aprovohet kërkesa jonë që të bëhet një reformë zgjedhore e mirëfilltë jo vetëm të provohet që kozmetikisht të ndryshohet ligji sepse duhet tashmë dhe shihet që ka nevojë për një reformë më të thellë aq më parë duke marr parasysh që ky vit është viti 2021 ndërkaq ligji zgjedhor është aprovuar në vitin 2008 dhe ka kaluar një kohë e gjatë dhe ndoshta është një prej ligjeve të rralla që nuk ka pësuar asnjë ndryshim”, ka thënë ajo. /Insajderi.com