Daka: Nuk e di pse jam shndërruar në target të fyerjeve në rrjete sociale

Daka: Nuk e di pse jam shndërruar në target të fyerjeve në rrjete sociale

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se kohëve të fundit është shndërruar në target të ofendimeve në media dhe rrjete sociale, ndërsa ka shtuar se nuk e di arsyen pse po ndodh kjo, transmeton Insajderi.

Ajo ka thënë se nuk e kupton pse “i gjithë mllefi i opinionit është kthyer në një person”.

“Nuk kisha dashtë me personalizu, pasi dihet shumë qartazi në opinion se kush ka drejtuar gishtin vazhdimisht nga unë, edhe pse sot nuk e kuptoj pse–në”, ka thënë ajo në Klan Kosova, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Daka i ka komentuar edhe përleshjet verbale që i ka pasur me përfaqësuesin e Vetëvendosjes në këtë institucion, Sami Kurteshin.

“Ndoshta është mirë me kuptu Kurteshin sepse nuk i kuptoj sjelljet e tij ashtu. Edhe më 2019 kemi pasë dy përfaqësues të VV-së me të cilët kam pasë raport normal dhe njerëzor, po ashtu bashëpunim të jashtëzakonshëm. Kurteshin asnjëherë në jetë se kam taku më herët. Nuk kam pranu të bisedoj me të jashta mbledhjeve rreth raportit’’, ka deklaruar ajo./Insajderi.com