Skenderaj shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Komuna e Skenderajt nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak se aktvendimi për dënimin e kryetarit aktual Sami Lushtaku nuk është i plotfuqishëm, ka thënë sot kretarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Valdete Daka.

Skenderaj shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Sot kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut, i është hequr akuza për vrasje me të cilën ishte dënuar nga shkalla e parë me 12 vjet burgim.

Por Gjykata e Apelit vendosi ta dënoj atë me 7 vjet burgim për përgjegjësi komanduese dhe cënim të integritetit të disa shqiptarëve në Qendrën e Paraburgimit në Likoc, gjatë luftës në Kosovë.

Trupi mbrojtës i Sami Lushtakut ka bërë të ditur se do ta dërgojë rastin në Gjykatën Supreme, dhe si pasojë e kësaj komuna e Skenderajt nuk do të shkojë në zgjedhje.

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar sot në mediet kosovare se Skenderaj nuk do të shkojë në zgjedhje pasi që kryetari i saj ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme.

Ndërkohë zgjedhje të jashtëzakonshme do të mbahen në Komunën e Drenasit më 4 dhjetor të këtij viti, pasi ish-kryetari i kësaj komune Nexhat Demaku është burgosur nën akuzën për krime lufte. /Insajderi.com