Daku 3 – 2 Marclei – Ballakni e mposhtë Feronikelin në dramën e zhvilluar në Suharekë

Daku 3 – 2 Marclei – Ballakni e mposhtë Feronikelin në dramën e zhvilluar në Suharekë

Ballkani i Ismet Munishit, ka arritur një fitore të madhe ndaj ekipit të Afrim Tovërlanit, Feronikelit, me rezultat të ngushtë 3 me 2, njofton Insajderi.

Ekipi nga Suhareka, Ballkani, ka shënuar herët në takim, më saktësisht në minutën e 6’ të ndeshjes përmes Daku-t dhe i njëjti lojtar e ka dyfishuar epërsinë në minutën e 24’ – me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.

Ne pjesën e dytë, Ballkani shënoi përsëri dhe ishte përsëri Daku, që arriti të shënoi tre golishin e parë në këtë sezon në Superligë, më saktësisht në minutën ë 63’.

Ekipi nga Drenasi, Feronikeli, ishte afër që të bëjë aë që nuk e priste askush, pasi ata realizuan dy gola të shpejtë për tre minuta, në minutën e 845’ dhe 88’, përmes Marclei, por nuk arritën që ta barazojnë rezultatin.

Ballkani ka gjashtë pikë tani me dy fitore radhazi, ndërsa Feronikeli mbetet me tre pikë./Insajderi.com.