Situata në shërbimin infektiv në QSUT duket ndryshe. Të afërm pacientë dhe vetë mjekët qarkullojnë me maska për tu mbrojtur nga virusi i gripit ndërkohë që është rekomandu" />

Dalin analizat për gruan që erdhi nga Kina me grip para dhjetë ditësh

Situata në shërbimin infektiv në QSUT duket ndryshe. Të afërm pacientë dhe vetë mjekët qarkullojnë me maska për tu mbrojtur nga virusi i gripit ndërkohë që është rekomanduar si masë mbrojtëse edhe për coronavirusin ndonëse në Shqipëri nuk ka raste.

Ndërkohë një ditë më parë në shërbim infektiv ka mbërritur një zonë e cila kishte ardhur nga Kina para dhjetë ditësh, por që në ditët më parë ka shfaqur temperaturë .Ajo po i nënshtrohet një terapie intensive në reanimacionin e shërbimit infektiv ndërkohë që në laboratorin e ISHP është kofirmuar se zonja ishte prekur nga virusi i gripit i tipit B.

Për të hequr çdo dyshim për coronovirus Ministria e Shëndetësisë konfirmon se analizat e saj kanë rezultuar negative për sa i përket infektimit me corona virus .

Në Laboratorin e Institutit të shëndetit publik ka një laborator të certifikuar i cili përcakton diagnozën për infeksionet respiratore përfshirë edhe coronavirusin. Ndërkohë në Shqipëri kanë mbërritur edhe tre studentët që u njoftuan nga ambasadori shqiptar në Kinë, shkruan Top Channel.

Ato janë skanuar nëpër aeroportet transit ku kanë kaluar përveç Pekinit por edhe në aeroportin Nënë Tereza dhe tanimë janë duke u survejuar nga

Instituti i Shëndeti publik për rreth 14 ditë nëse do të shfaqin ndonjë shenjë. Studentë kanë rezultuar negativ ndaj coronavirusit kur kanë qenë në Kinë.