Ellen DeGeneres zbuloi dje se ka përjetuar në adoleshencë nga njerku i saj.
Moderatorja amerikane tregoi të vërtetën tronditëse për My Next Guest Needs No Introduction në Netflix. Mamja e saj, Betty e cila vuante nga kanceri në atë kohë nuk e besoi Ellen.
“Ai më tha se ndjeu një kokërr në gjoksin e saj dhe kishte nevojë të prekte dhe gjoksin tim”, filloi të tregonte Ellen.
61-vjeçarja foli për herë të parë për këtë histori në vitin 2005, por tha se do të tregonte më shumë detaje që të mos e përjetojnë vajzat e tjera.
Sulmi i parë ndodhi kur nëna e saj ishte jashtë vendit dhe ai u justifikua se donte të shikonte nëse ka ndonjë kokërr në gjoks, e cila është shenjë për kancerin e gjirit.
“Unë nuk dija asgjë rreth trupit. Nuk e dija që gjokset janë të gjitha të ndryshme.
Kur mami ishte jashtë qytetit më tha se kishte ndjerë një kokërr në gjoksin e saj dhe kishte nevojë të prekte gjoksin tim. Ai më bindi se duhet të ndjente gjoksin tim dhe u përpoq ta bëjë dhe një herë tjetër, pastaj edhe një herë tjetër. Një moment u përpoq të thyente derën dhe unë dola nga dritarja dhe fillova të vrapoj sepse e dija që do më bënte dicka më shumë”, shtoi Ellen.
Komediania shtoi se ajo nuk donte t’i tregonte nënës së saj për incidentin në atë kohë, sepse e dinte se do ti shkatërronte lumturinë.
“Nuk duhet ta kisha mbrojtur atë. Duhet të mbroja veten time”, rrëfeu ajo.
Më pas shpjegoi se arsyeja e vetme përse e tregon këtë histori është që të mbrojë vajzat nga ngjarje të tilla.