Dalin disa zyrtarë me COVID-19 – mbyllet Qendra e Regjistrimit të Automjeteve

Dalin disa zyrtarë me COVID-19 – mbyllet Qendra e Regjistrimit të Automjeteve

Është mbyllur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe gjithashtu edhe Qendra për Pajisje me Dokumente në Prishtinë, pasi disa zyrtarë të këtyre qendrave kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, njofton Insajderi.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se kjo po bëhet për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19.

Ndërsa deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të këtyre dy qendrave, të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.

“Gjithashtu, aplikimet e rasteve për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta, në përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme, të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Prishtinë, ndërsa shërbimet për vula apostile/verifikuese ofrohen vetëm për raste mjekësore dhe emergjente”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Insajderi.com.