Dalin fotografitë e para të aktorit të “Game of Thrones” në qendrën rehabilituese

Dalin fotografitë e para të aktorit të “Game of Thrones” në qendrën rehabilituese

Kit Harington është parë për herë të parë në Connencticut, ku është duke u trajtuar, shkruan DailyMail.

“DailyMail”  ka siguruar disa fotografi të aktorit, ku shihet në qendrën luksoze ku po trajtohet për problemet me stres dhe përdorim alkooli.

Ai ishte veshur me veshje sportive, derisa është fotografuar rrugës për në qendër.

Ky rehabilitim, i cili ka pishina luksoze, kushton rreth 120.000 dollarë në muaj dhe u mëson klientëve të saj se si të merren stresin dhe emocionet negative.

Sipas burimeve, Harington po trajtohet kryesisht për stres, lodhje dhe alkool. Ndërsa, atij po i qëndron afër gruaja e tij.