Dalin fotot e stërvitjes së parë të Mourinhos me Tottenhamin [Foto]

Dalin fotot e stërvitjes së parë të Mourinhos me Tottenhamin [Foto]

Jose Mourinho tashmë e ka filluar punën te Tottenhami.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Jose Mourinho është emëruar trajneri i ri i Tottenhamit, shkruan Insporti

Ai u emërua si pasues i Mauricio Pochettinos, që mbrëmë u shkarkua pas 5 viteve të kaluara te klubi.

Portugezi 56-vjeçar me klubin londinez ka nënshkruar kontratë e cila do ta mbajë atë te klubi deri në fundin e sezonit 2022-23.

Mourinho tashmë e ka filluar punën me ekipin, ku pasditen e sotme është parë duke punuar në stërvitje me lojtarët.

Mourinho në të kaluarën ka qenë trajner i dy gjigantëve anglezë, Chelsea e Manchester United. /Insporti.com/