Dalin pagat e dhjetorit

Dalin pagat e dhjetorit

Ministria e Financave tashmë ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i kësaj ministrie, Muharrem Shahini.

“Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës’, ka thënë Shahini.

Ditë më parë ishte bërë e ditur se gjatë ditës së sotme do të bëhet ekzekutimi i pagave për të gjithë punëtorët e shtetit për shkak të festave të fundvitit.