Dalin pamjet 3D: Kështu u masakrua Khashogi në konsullatën saudite në Stamboll

Dalin pamjet 3D: Kështu u masakrua Khashogi në konsullatën saudite në Stamboll

Pesë persona janë dënuar me vdekje në Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Kashogi. Gjersa tre të tjerët u dënuan me gjithsej 24 vjet burg.

Po ashtu është bërë rikonstruktimi 3D i vetë krimit makabër i cili u krye në Turqi. Videoja tregon se çfarë po ndodhte në konsullatën Saudite më 2 tetor 2018 në Stamboll.

Gazetari saudit i Washington Post u pa për herë të fundit në publik kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll në Turqi më 2 tetor.

Khashoggi, i cili u arratis një vit më parë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të frikës së arrestimit të tij pas komenteve kritike të tij mbi princin Mohammed bin Salman, kishte hyrë në konsullatë të martën për të kërkuar dokumentet e nevojshme për divorcin.

E dashura e tij e priti atë për dhjetë orë përpara ndërtesës, pastaj thirri policinë. Agjentët menjëherë rrethuan ndërtesën dhe kontrolluan çdo dalje.