Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ui ka nënshtruar testit për të parë nëse është i infektuar me virusin Caovid-19. Mostrat e të cilit kanë dalë negative.
Këtë e ka konfirmuar vetë Haziri përmes një postimi të tij, në Facebook, i cili ka thënë se analizat e tij kanë rezultuar negative.
“Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës, para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV”, ka shkruar Haziri.
Haziri kishte qenë në një aheng së bashku me këngëtarin kosovar i cili rezultoi pozitiv me COVID19. Ky aheng ishte mbajur me 13 mars, ditw kjo kur qeveria kishte ndaluar të gjtha organizimet. /Insajderi.com