Dallgë deri në 8 ballë në Shqipëri, shkaktohen probleme në portin e Vlorës

Dallgë deri në 8 ballë në Shqipëri, shkaktohen probleme në portin e Vlorës

Deti me dallgë të larta që shkojnë deri në 8 ballë ka bërë dëme në portin e peshkimit në Radhimë të Vlorës.

Dallgët kanë hyrë në portin e peshkimit duke dëmtuar anije tip peshkarexha, të cilat kanë qënë të ankoruara, si dhe një mjet tip gomone që ishte e ankoruar dhe tani ka humbur në det.

Prej disa ditësh, situata në Vlorë ka qenë problematike për shkak të motit të keq. /TopChannel