Dallime qëndrimesh në PDK, Haliti pro përfshirjes së PDK-së në Qeverinë Hoti

Dallime qëndrimesh në PDK, Haliti pro përfshirjes së PDK-së në Qeverinë Hoti

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se mendimi i tij personal është përfshirja e PDK-së në Qeverinë Hoti.

Këto komente ai i ka bërë në “Debat Plus”, ku të ftuar janë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

“PDK i ka organet e saja të cilat vendosin. Mendimi im është se PDK duhet të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës”, ka thënë Haliti.

Ndërsa, deputeti, Kujtim Gashi, tha se në PDK nuk është duke u diskutuar momentalisht një gjë e tillë, por ai theksoi se PDK ka organet e veta që vendosin.

“Jemi 30 veta që duhet të vendosim për këtë çështje por ka edhe Kryesi, Grup Parlamentar ku në të gjitha këto duhet të vendoset”, tha Gashi.

Gashi insistoi se personalisht nuk është pro hyrjes në këtë Qeveri, që tregon qartë se brenda subjektit opozitar ka mendime të ndryshme në lidhje me përfshirjen e PDK-së në Qeverinë e Avdullah Hotit. /Insajderi.com/