Dallimet për Dialogun – Haradinaj, Hotit: Ktheu prapa

Dallimet për Dialogun – Haradinaj, Hotit: Ktheu prapa

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar punën e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit, e me theks të veçantë, angazhimin e Hotit në procesin e dialogut, njofton Insajderi.

Në emisionin Debat në RTK, Haradinaj ka kritikuar qasjen e Hotit, e cila sipas tij “është qasje selektive në përfaqësim të dialogut duke u bazuar në interesa partiake”.

Haradinaj, gjithashtu ka qenë kritike edhe ndaj formës së dialogut, ku sipas Haradinaj, “dialogut është rikthyer në dialog teknik”.

“Unë i bëj thirrje që të kthehet mbrapa, të ketë përfaqësim të gjerë në dialog, përndryshe e ka një jo nga ana Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.

Ramush Haradinaj, në fund ka thënë se “nuk i beson Hotit në dialog me Serbinë nëse shkon veç vetë”.

Përplasja mes partnerëve të koalicionit qeverisës, është shpërfaqur dukshëm, e ku më e pakënaqur ka qenë kohët e fundit AAK-ja të cilën e udhëheq Ramush Haradinaj.