Dallku: Fitores i gëzohem më shumë për lojtarët sesa për veten

Dallku: Fitores i gëzohem më shumë për lojtarët sesa për veten

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së gjashtë të Superligës ndaj Gjilanit në frymën e fundit me golin e realizuar nga Alban Shillova në minutën e katërt shtesë për rezultatin 2:1.

Fillimisht të parët në epërsi kaluan kryeqytetasit me golin e Ergyn Ahmetit në minutën e 13-të, i cili u asistua nga Shillova.

Barazimi u arrit nga Gjilani nëpërmjet Bedri Greca në minutën e 84-të.

Derisa Shillova të shënonte në kohën shtesë për fitoren e skuadrës së tij.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i ri i kaltër e bardhëve, Armend Dallku i cili

“Sot jam gëzuar që fituam, më shumë për djemtë e ekipit sesa për veten, duke pa gjenden që është në klub, jam gëzuar shumë. Për mua si fillestar të fitosh ndaj Gjilanit është kënaqësi. Nuk bërë ndryshime vetëm në pozicione të futbollistëve”, tha Dallku për Super Sport Kosova.

Pas kësaj humbje, Gjilani zbret në pozitën e dytë në tabelës me 12 pikë, kurse Prishtina në të 6-të.