Dallku kritikon trajnerin Prekazi: Marre ju qoftë!

Dallku kritikon trajnerin Prekazi: Marre ju qoftë!

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Anglisë U21, e cila zhvillohet më 4 shtator.

Prishtina ka reaguar për mos-ftesën e mesfushorit Qëndrim Zyba, i cili ishte zbulimi i vitit te bardhe kaltërit.

“E çka me bo ma shume se me i luajt 16 ndeshje zyrtare me Prishtinën edhe mos mu ftua?

Marre ju qofte. Por thirrni mendjes se pastaj po vajtojna pse iku ai ose pse iku ky”, ka shkruar trajneri Armend Dallku, transmeton Insajderi.

“Nuk ka vend për Qendrim Zybën me 16 paraqitje zyrtare me Prishtinën dhe duke zhvilluar të gjitha ndeshjet kryesore e duke bërë dallimin në finale të Kupës me Ballkanin.

Dhe, nuk është hera e parë kur seleksionuesi, Rafet Prekazi i shmangë futbollistët e Prishtinës.

Opinioni vet le ta gjykoj se a ka pasur vend mesfushori i Prishtinës në këtë listë a po jo!”, ka shkruar Prishtina në faqen zyrtare./Insajderi.com.