Dallku: Nuk e njohim kundërshtarin – Jemi të motivuar

Dallku: Nuk e njohim kundërshtarin – Jemi të motivuar

Trajneri i klubit të Prishtinës, Armend Dallku, ka folur pas shortit të Ligës së Evropës, që e ka caktuar ekipin e Lincoln red IMPS, si kundërshtar të ekipit nga kryeqyteti.

“Kundërshtari ynë, është kundërshtari me koeficientin më të lartë në gjithë garën, por ne nuk frikësohemi – vetëm shpresonim se do të luanim si vendas, e jo si mysafir”, tha Dallku, transmeton Insajderi.

“Ne nuk kemi njohuri për skuadrën kundërshtare, sepse atje në Gjibraltar, nuk është luajtur futboll, që nga koha e shfaqjes së pandemisë. Por ne do të bëjmë të pamundurën për të gjetur informacione për skuadrën e tyre” shtoi Dallku.

“Është vitit i tretë radhazi që ne duhet të udhëtojmë në Gjibraltar – por ne shkojmë shumë të përgatitur dhe të motivuar”, përfundoi Admend Dallku.

Ndeshja në mes Lincoln red IMPS dhe Prishtinës, luhet me datë 20 gusht, në Gjibraltar dhe luhet në formatin e ri të adoptuar për Covid19, me vetëm një ndeshje./Insajderi.com.