DAM gati për edicionin e 12-të – nisë me 31 mars

DAM gati për edicionin e 12-të – nisë me 31 mars

Dymbëdhjetë lodra në formë të patës, me ngjyrë rozë, janë imazhi i posterit, në të cilin po ashtu është shtruar pyetja: “Unë jam instrument muzikor?”.

Festivali do të hapet me 31 mars dhe do të ofrojë koncerte, ligjërata dhe punëtori deri më 8 prill.

Përveç Prishtinës, festivali shtrinë aktivitetin e tij edhe në Pejë, Gjakovë dhe Prizren.

Disa nga emrat që do interpretojnë në DAM këtë vit përfshijnë: ansamblin e muzikës bashkëkohore “United Instruments of Lucilin” nga Luksemburgu, dirigjentin e famshëm indonezian Noorman Ëidjaja dhe korin e qytetit të Pejës Siparantum.

Në këtë edicion festivali do të sjellë për publikun një përvojë të re koncertale si dhe do të shpalos projekte muzikore që e gjejnë muzikën edhe tek gjësendet e thjeshta.

Këtij edicioni i ka paraprirë ligjërata e dirigjentit dhe kompozitorit amerikan Gregory Charette “Ri mendimi i përvojës koncertale” e mbajtur në Klubin e Boksit më 25 të muajit të kaluar. Programi i plotë i festivalit DAM për vitin 2017 do të publikohet më 21 mars 2017. /Insajderi.com