Dani bëhet gjysh, zbulon portretin dhe emrin e veçantë të foshnjës

Dani bëhet gjysh, zbulon portretin dhe emrin e veçantë të foshnjës
Burimi i fotografisë: RamadanKrasniqi/Instagran

Ramadan Krasniqi që të gjithë e njohim si Dani, është bërë sërish gjysh, njofton Insajderi.

Vajza e tij, Fjonda, e cila kurorëzoi lidhjen e saj me martesë vitin që lamë pas, solli në jetë një djalë të shëndetshëm.

Ishte Dani ai që bëri të ditur lajmin, duke ndarë fotografinë e parë të nipit. Në përshkrimin e postimit në Instagram, këngëtari zbuloi se ai quhet Daed.

“Mirë se erdhe në jetë nipi jem Daed”, shkruan në postim këngëtari. /Insajderi.com