Danimarka ka shënuar fitore të thellë prej 1:5 në udhëtim ndaj Irlandës, për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.
Kombëtarja e Danimarkës është e 30 që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës, pas fitores së merituar prej 1:5 ndaj Irlandës.
Danezët fillimisht ishin në disavantazh me golin e Duffy, por mysafirët u kundërpërgjigjen fillimisht me Christansen, tre gola të tjerë të Christian Eriksen dhe Bendtner nga penalltia.
Pas kësaj fitoreje Danimarka shkon në Kupën e Botës me rezultat të përgjithshëm 1:5, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar baras 0:0.
https://www.youtube.com/watch?v=K_h0mxpHyEI