Danimarka fiton thellësisht ndaj Rusisë, siguron kalimin tutje

Danimarka fiton thellësisht ndaj Rusisë, siguron kalimin tutje

Danimarka ka arritur të fitoj ndeshjen kundër Rusisë me rezultat 4-1, ku edhe siguruan kalimin tutje pikërisht përmes kësaj ndeshje, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë u karakterizua me dominim të danezëve.

Por, përkundër kësaj u shënua vetëm një gol në minutën e 38-të të ndeshjes nga Mikkel Damsgaard.

Pjesa e dytë solli shumë gola.

Goli i parë i kësaj pjese dhe i dyti i takimit u shënua nga Yussuf Poulsen në minutën e 59-të.

U mendua se Rusia do të rikthej rezultatin pasi Artem Dzyuba shënoi nga pika e bardhë në minutën e 70-të.

Por, kjo shpres nuk zgjati shumë, pasi danezët u kundërpërgjigjën me dy gola të shpejt.

Andreas Christensen shënoi në minutën e 79-të, pastaj Joakim Maehle në të 82-tën.

Me këtë fitore Danimarka ka siguruar kalimin tutje në fazën eleminatore të EURO 2020./insajderi.com


Danimarka shënon dhe golin e katërt kundër Rusisë

Danimarka ka arritur të shënoj edhe golin e katërt kundër Rusisë.

Goli u shënua nga Joakim Maehle në minutën e 82-të.

Ky goli erdhi pas një kundërsulmi të nisur shpejt nga lojtarët danez.


Danimarka shënon edhe golin e tretë kundër Rusisë

Danimarka ka shënuar golin e tretë në përballje kundër Rusisë.

Goli u shënua nga Andreas Christensen në minutën e 79-të të ndeshjes.


Rusia ngushton epërsinë e Danimarkës

Rusia ka arritur të ngushtoj rezultatin në 2-1 në përballje me Danimarkën.

Golin e shënoi Artem Dzyba në minutën e 70-të të ndeshjes nga pika e bardhë.

Rusën janë duke u munduar të kthejnë rezultatin pasi u rrezikohet kualifikimi në fazën tjetër të EURO 2020.


Danimarka dyfishon epërsinë ndaj Rusisë

Danimarka ka arritur të dyfishoj epërinë në përballje kundër Rusisë.

Yussuf Poulsen shfrytëzoi më së miri gabimin në mbrojtje për t’i dyfishuar epërinë ekipit të tij.

Ndeshja deri në këtë minutë është duke u dominuar nga danezët.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë mes Rusisë dhe Danimarkës

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Danimarkës në përballje kundër Rusisë.

Kjo pjesë u karakterizua me dominim të danezëve, të cilët kishin përqindjen e posedimit të topit, dhe rastet gjithashtu.

Ata arritën të shënojnë në gol në minutën e 38-të të ndeshjes përmes Mikkel Damsgaard.

Edhe në minutat minuta e fundit të kësaj pjese u zhvillua lojë e hapur nga të dyja skuadrat.


Danimarka kalon në epërsi ndaj Rusisë

Danimarka ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Rusisë.

Golin e shënoi Mikkel Damsgaard në minutën e 38-të të ndeshjes.


Fillon ndeshja mes Rusisë dhe Danimarkës.