Dardan Gashi thotë se do të ishte i lumtur t’ia lëshojë LDK-së dy ose tre vende në ekipin negociator

Dardan Gashi thotë se do të ishte i lumtur t’ia lëshojë LDK-së dy ose tre vende në ekipin negociator

Zëvendëskryeministri i vendit, Dardan Gashi që njëherit është pjesë e Ekipit Negociator për Dialogun me Serbinë, ka thënë se është i gatshëm t’ia lirojë vendin e tij përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gashi ka thënë se shumica prej anëtarëve të ekipt negociator do ishin të lumtur të lirojnë një vend, dy ose tre për tu përfshirë LDK-ja në dialog.

“Ne e kemi thënë dhe vazhdojmë të themi çdo moment që LDK-ja vjen që ne personalisht jemi të gatshëm të lëshojmë vendin nëse LDK-ja vjen. Edhe Limaj si bashkëkryesues edhe unë si anëtar, sigurisht edhe anëtarët tjerë, do të ishin të lumtur të lirojnë një vend ose dy ose tre për të përfshirë një parti si LDK-ja në dialog. Dialogu ende nuk ka filluar do të thotë gjitha këto që kanë ndodhur deri tash janë përgatitje. Unë besoj që kur të fillojë faza serioze e dialogut, LDK-ja do të jetë pjesë e këtij procesi”, ka thënë Gashi.

Ekipi Negociator dhe Platforma për Dialogun nuk është mbështetur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Si parti opozitare, këtij ekipi i është bashkuar Partia Socialdemokrate, ku bashkëkryesues i delegacionit është kreu i kësaj partie, Shpend Ahmeti.