Dardan Gashi thotë se i është zvogëluar pasuria – paralajmëron padi

Dardan Gashi thotë se i është zvogëluar pasuria – paralajmëron padi

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministri i Diasporës Dardan Gashi, ka paralajmëruar padi ndaj Lëvizjes Fol për raportin e publikuar ku Gashi cilësohet si person me më shumë se një milion euro.

Ka thënë se raporti për të është i pasaktë, duke thënë se në tri vitet e fundit pasuria e tij është zvogëluar.

“Lëvizja FOL në publikimin që ka lansuar sot, paska rritur pasurinë time në më shumë se një milion euro, gjë e cila nuk është aspak e vërtet. Përkundrazi më lejoni të ju njoftoj se pasuria ime vetëm se është zvogëluar në tre vitet e fundit”.

“FOL qëllimshëm ose jo, paska rritur vlerën e letrave me vlerë që unë posedoj. Por siç mund ta shihni edhe ju, në deklarimin tim të pasurisë të bërë në vitin 2015, vlera e letrave është krejt tjetër”, deklaruar ai.

Ka thënë se për këtë cështje ai do të bëjë padi ndaj kësaj lëvizje.

“Unë kam deklaruar dy lloj letra me vlerë në Agjencinë Anti-Korrupsion në vitin 2015 me këto vlera: Njëra 15.00 dhe tjetra 145.00. Ndërsa Lëvizja FOL në publikim e saj këtyre letrave ua ka rritur vlerën për më shumë se një milion. Vlerat te ky publikim figurojnë 1.576.007.00″.

“Personalisht do marr të gjitha masat e nevojshme, përfshirë edhe padi, për pavërtetësinë e këtij dokumenti”, thuhet në  reagimin e Gashit