Dardan Molliqaj kërkon ndihmë për PSD-në në prag të zgjedhjeve

Dardan Molliqaj kërkon ndihmë për PSD-në në prag të zgjedhjeve

Në prag të zgjedhjeve të mundshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinajt, sekretari i PSD-së, Dardan Molliqaj po kërkon ndihmë duke thirrur vullnetarë të rinj që t’i bashkohen PSD-së.

Ai përmes llogarisë së tij në facebook, ka shkruar se sot PSD është e gatshëm për sfida të reja, por ka kërkuar ndihmë nga vullnetarë.

‘’Sot, jemi më të gatshëm se kurrë për më shumë përgjegjësi, për sfida të reja e për zgjedhje të lira demokratike. Jemi më të gatshëm se kurrë që bashkë me juve ta bëjmë ndryshimin në vend. Por, për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. REGJISTROHU si vullnetar dhe na ndihmo që politikat tona socialdemokrate të promovohen anëmbanë Kosovës’’

Më tutje Molliqaj ka lavdëruar punën e PSD-së në Kuvend duke thënë se ka bërë punë konkrete.

‘’Grupi ynë parlamentar, edhe pse jo më i madhi në numër, ka bërë punën më të madhe duke qenë grupi më aktiv me veprime konkrete në të mirë të qytetarëve të vendit. Sepse në grupin tonë mishërohet vullneti, dija dhe guximi, karakteristika këto që nuk i ka asnjë grup tjetër parlamentar në Kuvendin e Kosovës’’. ka shkruar Molliqaj.

‘’PSD-ja sot është e organizuar dhe e shtrirë në shumicën e komunave të Kosovës. Muajve të kaluar kemi krijuar shumë degë e nëndegë në qytete, fshatra e lagje të vendit. Qytetarët na kanë pritur me shumë kurreshtje, sugjerime, mbështetje e kritika të cilat na kanë ndihmuar që të zhvillohemi e të rritemi kaq shumë. Grupi ynë parlamentar, edhe pse jo më i madhi në numër, ka bërë punën më të madhe duke qenë grupi më aktiv me veprime konkrete në të mirë të qytetarëve të vendit”.

“Sepse në grupin tonë mishërohet vullneti, dija dhe guximi, karakteristika këto që nuk i ka asnjë grup tjetër parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Sot, jemi më të gatshëm se kurrë për më shumë përgjegjësi, për sfida të reja e për zgjedhje të lira demokratike. Jemi më të gatshëm se kurrë që bashkë me juve ta bëjmë ndryshimin në vend. Por, për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. REGJISTROHU si vullnetar dhe na ndihmo që politikat tona socialdemokrate të promovohen anëmbanë Kosovës’’