Dardan Molliqaj ndryshon arsyen përse doli nga Vetëvendosja

Dardan Molliqaj ndryshon arsyen përse doli nga Vetëvendosja

Situata që kishte qenë në Lëvizjen Vetëvendosje sipas ish-anëtarëve të kësaj partie politike ka marrë edhe një version tjetër. Nga versioni i parë në të cilën thuhej se nuk mund të ishte primar Albin Kurti para vetë subjektit politik, duket se ka ndryshuar.

Dardan Molliqaj, që kishte mbajtur postin e sekretarit organizativë të VV-së e që i është bashkuar anëtarëve të larguar nga kjo parti, duke ia bashkuar Partisë Socialdemokrate, ka thënë si arsyeja nga largimi i VV-së  të ketë qenë nga mos ofrimi i zgjidhjeve për situatën në vend.

Ai thotë se VV-ja ka pasur analiza të sakta lidhur me gjendjen që ishte në Kosovë, por nuk kishte ofruar zgjidhje. Molliqaj po thotë se kjo ka qenë arsyeja e largimit nga kjo parti politike.

“Pas 13 vitesh në një organizatë politike që kanë pasur analiza të sakta për gjendjen por jo duke ofruar zgjidhje, ne vendosëm që të dalim me një parti që ofron zgjidhje…”, ka deklaruar Molliqaj në Klan Kosova.