
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është parë sot në një kafiteri në kryeqytet me sekretarin e PSD-së, Dardan Molliqajn.
Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuesit e subjekteve parlamentare kanë shpeshtuar takimet për të arritur koalicionet parazgjedhore.
Përndryshe, drejtuesit e LDK-së vazhdimisht kanë bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje, përderisa PSD-në e Shpend Ahmetit e kanë quajtur ‘patericë të Haradinaj’.
Foto e siguruar nga “Zëri”