Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur për përplasjen e raportuar mes tij dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes De" />

Dardan Sejdiu tregon prapaskenat: Ja çfarë ndodhi mes meje e Kujtim Shalës

Dardan Sejdiu tregon prapaskenat: Ja çfarë ndodhi mes meje e Kujtim Shalës

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur për përplasjen e raportuar mes tij dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, të shtunën që lamë pas.

Sejdiu ka thënë në televizionin T7, se ajo që ka ndodhur “nuk ishte diçka serioze”.

“Ishte diçka, si të them, eskalim i momentit nga z. Shala”, është shprehur Sejdiu.

“Është komplet e kuptueshme kur, si të them, je në një betejë politikë, në të cilën paramendon gjëra të tjera, e ndodhin të tjera”, ka thënë ai.

“E kuptoj, por s’e mirëkuptoj”, ka thënë ai, duke iu referuar Shalës. “Besoj që është diçka që s’ndodh më”, ka shtuar Sejdiu.

Ai ka theksuar se personalisht nuk e ka fyer askënd gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“S’e kam fyer e s’e kam rënduar askënd. Fyerje ka pasur, por jo nga ana ime”, ka theksuar ai.

“Ka qenë një diskutim, i cili u nxeh pak nga ana e z. Shala, e i cili më tha ca gjëra që s’i kisha dëgjuar prej ndonjë kolegu, nga cilido subjekt”, ka treguar Sejdiu në T7.

“Nuk mendoj që gjuha e tillë i bën mirë parlamentarizmit”, ka përfunduar ai.