Ish deputeti i PSD, Dardan Sejdiu, ka paralajmëruar rikthimin në karantinë. Një paralajmërim të tillë ai e ka bërë pas rritjes së numrit të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ditëve të fundit.
Në rrjetin e tij social Facebook, Sejdiu thotë se “gjendja përsëri është përkeqësuar, dhe si pasojë karantinimi dhe kthimi mbrapa është i paevitueshëm”, njofton Insajderi.
Madje ai thotë se “kjo gjë do të ndikojë edhe në ekonomi ku do të mbyllen bizneset dhe numri i të papunëve do të rritet”. /Insajderi.com