Dardanët gati për dy ndeshjet e Kosovës, sot shpalosin detajet

Tifozët e Kombëtares së Kosovës në futboll, “Dardanët” sot do të mbajnë një konferencë, ku do të njoftojnë për përgatitjet që kanë bërë për dy ndeshjet që Kosova zhvillon gjatë kësaj jave.

Dardanët gati për dy ndeshjet e Kosovës, sot shpalosin detajet

Të enjten Kosova luan ndaj Çekisë ndërsa të dielën pret në Prishtinë Kombëtaren e Anglisë.

Si gjithmonë, “Dardanët” pritet të jenë lojtari i 12 i Kosovës në këto dy ndeshje shumë të rëndësishme përmes së cilave ekipi ynë mund të bëjë histori duke u kualifikuar në një kompeticion madhor si EURO 2020.

E gjatë kësaj konference “Dardanët” do të japin detaje rreth përgatitjeve të tyre.