Dardanet stërviten në Turqi – shprehen optimiste para sfidës së nesërme

Dardanet stërviten në Turqi – shprehen optimiste para sfidës së nesërme

Përfaqësuesja e femrave në futboll, sot arritën në Turqi dhe u akomoduan në Restortin “EmirHan Hotel” në Magnavat dhe mbajtën stërvitjen para ndeshjes së nesërme kualifikuese për Euro 2021 kundër Turqisë, kundërshtar të cilin e mposhtën në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me plotë zell e entuziazëm Dardanet punuan në teknikat dhe taktikat e ndryshme të parashtruara nga ana e përzgjedhëses Afërditë Fazlija.

Në prag të këtij dueli po mbretëron një atmosferë jashtëzakonisht e mirë në radhët e përfaqësueses dhe emëruesi i përbashkët i shtabit teknik dhe i futbollisteve është se në ballafaqim me Turqinë do të japin gjithçka nga vetja për një rezultat pozitiv.

Ekipi i trajneres Fazlija, edhe në këtë ndeshje ka mungesa të shumta, shkaku I pamundësisë që shumë futbolliste të udhëtonin për këtë ndeshje./Insajderi.com.