“Dardanët tifozeri me standarte, gjithmonë respekt për kundërshtarë”

“Dardanët tifozeri me standarte, gjithmonë respekt për kundërshtarë”

Lulëzim Berisha, lideri i tifo-grupit “Dardanët” në një intervistë për Indoks ka folur rreth standardeve të këtij grupacioni.

 

Sipas tij “Dardanët” si tifozeri kanë vendosur standarde të tjera, që në thelb janë përkrahje për ekipin e tyre, por respekt për kundërshtarë, diçka shumë e rrallë në mesin e klubeve të tifozëve.

“ Kemi shpalos një slogan zyrtarisht kemi pasur llojllojshmëri të sloganeve të caktuar prej grupacioneve të ndryshme që prej neve janë të mirësëardhur, ne nuk mendojmë që ka shqiptarë që e urren dikë, sepse ne kemi qenë viktimë prej një represion serb, kemi vuajtur dhe kemi qenë të diskriminuar. Është viti tretë që aplikojmë dhe jemi krijuar si grup që asnjëherë nuk pas thirrje raciste ndaj himnit, nuk kemi pas asnjë dënim nga UEFA, ne e kemi ruajt vlerat dhe kulturën shqiptare” ka thënë Berisha.

 

InDoks në këtë episod do të sjell një histori tjetër të një kombëtare që nisi në fusha me baltë dhe përfundoi duke u matur si ekip i barabartë me ekipet të mëdha në botë. Të barabartë në lojë madje edhe përballë ekipeve si ai Anglisë. Është një histori për një ëndërr të bërë realitet/InsajderiIndoks