DASH: Shumë zyrtarë të korruptuar në Kosovë vazhdojnë të kenë pozita në sektorin publik

DASH: Shumë zyrtarë të korruptuar në Kosovë vazhdojnë të kenë pozita në sektorin publik

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një raport për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2020, tha se në Kosovë, disa nga problemet më të rëndësishme në këtë aspekt janë korrupsioni dhe mosndëshkimi në qeveri, transmeton Insajderi.

Ndër probleme të tjera të theksuara të këtij raporti ishin edhe kufizimet e padrejta ndaj shtypit, ku hynin dhuna ose kërcënimet për dhunë ndaj gazetarëve, sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose bashkësive të tjera.

Siç thuhet në raport, Qeveria ndërmori hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarë që kryen abuzime të të drejtave të njeriut, por nganjëherë i mungonte vazhdimësia.

“Shumë njerëz në qeveri, opozitë, shoqëri civile dhe media raportuan për raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion ose që vepronin pa u ndëshkuar. Shumë zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të jenë në pozita në sektorin publik”, thuhet në raport, njofton VOA. /Insajderi.com