Data e konstituimit, Vetëvendosje dhe LDK dalin kundër Presidentit

Data e konstituimit, Vetëvendosje dhe LDK dalin kundër Presidentit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dalë kundër idesë së Presidentit për shtyrjen e datës së konstituimit të Kuvendit.

Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur ta shtyjë datën e konstituimit të Kuvendit – nga 24 dhjetor më 26.

Nga zyra e tij kanë thënë se vendimi është marrë pasi Presidenti është konsultuar me partitë politike.

Por kundër tij kanë dalë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Insajderi.

Deputeti Glauk Konjufca shprehu indinjatën me vendimin e presidentit për ta ndryshuar datën e mbledhjes së parë të Kuvendit.

“Si mund të ndodh shtyrja e datës  pa u konsultuar fare me subjektet politike të cilat janë votuar më së shumti në këto zgjedhje”.

Shtyrjen e datës të konstituimit të Kuvendit e ka kritikuar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

“Presidenti e paska shtyrë konstituimin e Kuvendit nga data 24 ne 26 dhjetor, për shkak se me 24 dhjetor është festa e Krishtlindjes e ai nuk paska ditë. Kjo për mua mbetet një lloj i fyerjes i qytetarëve të Kosovës, jo vetëm të atyre të besimit katolik”.

Ndryshe pak më parë ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhje Demokratike të Kosovës./Insajderi.com