Daut Haradinaj fton FSK-në që ta ndihmojë popullin kroat pas tërmetit

Daut Haradinaj fton FSK-në që ta ndihmojë popullin kroat pas tërmetit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka bërë ftesë Forcës së Sigurisë së Kosovës që të ndihmojë popullin kroat pas tërmetit që ka goditur të hënën Kroacinë, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj është shprehur se një solidarizim i tillë do të nderonte popullin e Kosovës.

“E ftoj Ministrin e Mbrojtjes që t’i ofrojë mbështetje popullit kroat me forcat tona emergjente që janë në kuadër të FSK-së”.

“Një solidarizim i tillë do e nderonte popullin tonë”, ka shkruar ai. /Insajderi.com