Daut Haradinaj i del në mbrojtje Demaliajt pas arrestimit

Daut Haradinaj i del në mbrojtje Demaliajt pas arrestimit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka komentuar arrestimin e Shkumbin Demaliajt.

Sipas tij, në këtë rast prokuroria ka bërë një gabim të përsëritur.

Haradinaj, konsideron se arrestimi i tij është i padrejtë, kjo për siç thotë ai reagimi i kolegut të tij ka qenë emocional.

“Ndalimi i Shkumbin Demalisë, është i padrejtë për shkak se është reagim emocional meqenëse atij iu ka dëmtu prindi i tij, baba i dëshmorit, vëllau i dëshmorit, baba i invalidëve të luftës dhe nuk duhet konsideru në asnjë variant si kërcënim ndaj institucioneve të drejtësisë, dhe në këtë rast prokuroria e ka bërë një gabim të përsëritur”, ka thënë ai një një bisedë për Indeksonline.

Kujtojmë faktin se deputeti i AAK-së, Demaliaj është arrestuar pas deklaratave kërcënuese që i ka bërë prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj.