Daut Haradinaj në mbështetje të krye-diplomates për ndalimin e hyrjes së Vuçiqit në Kosovë

Daut Haradinaj në mbështetje të krye-diplomates për ndalimin e hyrjes së Vuçiqit në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka ofruar mbështetje krye-diplomates, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka pretenduar që ia ka ndaluar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, vizitën në Kosovë.

“Andaj veprimi i Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për ndalimin e vizitës së Vuçiq dhe të tjerëve në Republikën e Kosovës është i drejtë dhe ne e përkrahim fuqishëm”, ka shkruar Haradinaj.

Për këtë çështje emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, i ka dërguar letër kreut të ekzekutivit, Avdullah Hotit. “Do ta ketë përgjigjen”, ka qenë deklarata e Hotit për letrën e Lajçakut.

Ndryshe, drejtori i së ashtuquajturës “zyre për Kosovën”, Petat Petkoviq, ka deklaruar të mërkurën se Serbia e ka ndaluar vet vizitën e presidentit serb në Veri. /Insajderi.com