Daut Haradinaj përgjigjet nëse do t’i kthehet karrierës ushtarake

Daut Haradinaj përgjigjet nëse do t’i kthehet karrierës ushtarake

Në një intervistë për RTV 21 që po e mban aktualisht deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur edhe nëse do t’i rikthehej karrierës ushtarake, shkruan Periskopi.

Përgjigjja e tij është negative. Duket se Haradinaj, i vëllai i kryeministrit, do të mbetet i koncentruar në jetën politike të vendit.

“Ka prurje të reja, muj me i përkrahë… mjaftueshëm është. Kam nostalgji kur e shoh ushtarin e policin – por jo nostalgji për me veshë unë atë uniformë.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, ai ka folur edhe nëse do të duhej që të kishte shërbim obligativ ushtarak. Edhe në këtë pyetje ai ka dhënë përgjigjjje negative – duke arsyetuar se Kosova është vend shumë i vogël për një gjë të tillë.