Daut Haradinaj përmend një rast ku do të votonte kundër edhe nëse propozohet nga vëllai i tij

Daut Haradinaj përmend një rast ku do të votonte kundër edhe nëse propozohet nga vëllai i tij

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se është kundër idesë që kufijtë shtetëror të Kosovës të preken në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka qenë i paqartë kur ka propozuar korrigjimin e kufirit.

Për më tepër ai ka thënë se do të kundërshtonte prekjen e kufijve edhe nëse atë do ta propozonte vëllai i tij – Kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Kurdo që bëhet fjalë për kufirin, kurdo që kërkohen zgjedhje të gatshëm jemi. Në këtë aspekt personalisht nuk i jepi përkrahje as Qeverisë as atij[Presidentit]

Ai ka thënë se edhe nëse një gjë e tillë do të propozohej nga kryeministri Haradinaj, ai dhe AAK do të votonte kundër.

“Edhe nëse Ramush Haradinaj do ta propozonte nga Daut Haradinaj e ka votën kundër dhe jam i bindur që edhe të krejt Grupit Parlamentar të AAK-së”, ka thënë ai.