Daut Haradinaj prezanton kandidatin e parë për asamblist në Prishtinë

Daut Haradinaj prezanton kandidatin e parë për asamblist në Prishtinë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e parë për asamblist në këtë komunë, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për Muhamet Kasabaqin, për të cilin Haradinaj tha se është njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe arkitekt i zoti.

“Sot po fillojmë me nominimet për garën e Asamblesë së Prishtinës, ku isha i nderuar me këtë nisje të mbarë, me Mehmet Kasabaqin, një njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe profesionist i zoti në fushën e arkitekturës”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.com