Daut Haradinaj thotë se dikush tjetër i propozoi t’i bashkëngjitet partisë së vëllait të tij

Daut Haradinaj thotë se dikush tjetër i propozoi t’i bashkëngjitet partisë së vëllait të tij

Deputeti i Kuvendit, Daut Haradinaj ka treguar për herë të parë se kush e bëri që ai të futet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Në një emision televiziv të “TribunaChannel”, ai ka treguar se ishte Ahmet Isufi personi që e propozoi t’i futet politikës, saktësisht të hy në partinë që drejtohet nga vëllai i tij Ramush Haradinaj.

“Nuk kam hy në politik pse e du apo diçka tjetër. Ahmet Isufi më ka shti në Aleancë. S’kam pas qëllim me hy në politik. Më shumë jam kanë duke u interesuar për familje. Nuk janë ujëra të lehta në politik. Ishte periudha 2007 kur unë kam marrë një përgjegjësi në AAK në Dragodan. Pastaj jam propozuar në Këshill të Përgjithshëm”, ka thënë ai.

AAK-ja është krijuar nga ish-gjenerali i UÇK-së, Ramush Haradinaj, tash kandidat për kryeministër i koalicionit PAN që drejtohet nga Partia Demokratike e Kosovës./Insajderi.com