Daut Haradinaj-Vuçiqit: Manastiri është mbrojtur nga populli i Deçanit, tendenca për politizim prishë raportet e mira ndëretnike

Daut Haradinaj-Vuçiqit: Manastiri është mbrojtur nga populli i Deçanit, tendenca për politizim prishë raportet e mira ndëretnike

Deputeti i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me pezullimin e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

Haradinaj thotë se Manastiri i Deçanit është i mbrojtur nga populli i Deçanit, ndërsa ka bërë thirrje që të mos të politizohet kjo çështje sepse kështu vetëm dëmtohen raportet e mira ndëretnike.

Haradinaj ka shtuar se ndërtimi i rrugës e rritë vlerën e kësaj zone për të gjithë.

“Mbrojten e Manastirit të Deçanit e ka bërë vetë populli i Deçanit. Si të tillë do e mbroj përsëri dhe gjithmonë. Kjo është vlerë kulturore dhe ndërtimi i rrugës e e rritë vlerën e kësaj zone për të gjithë. Tendencat për politizim s’janë gjë tjetër vetëm e rëndojnë jetën dhe raportet e mira që janë krijuar ndër vite. Kjo rrugë është jetë për qytetarët e Deçanit” ka thënë Daut Haradinaj për Indeksonline. /Insajderi.com