David Attenborough rikujton bashkëpunimin me Bjork

David Attenborough rikujton bashkëpunimin me Bjork

Në vitin 2013, natyralisti i njohur David Attenborough mori pjesë në një bashkëpunim pak të papritur me Björk, në dokumentarin me titull  “When Björk Met Attenborough”. Në këtë film David dhe Bjork diskutuan dashurinë e tyre të përbashkët për muzikën dhe natyrën, duke u bazuar në albumin e Björk, Biophilia 2011.

Tani, Attenborough në një intervistë të re me NME ka rikujtuar këtë përvojë. Edhepse ai nuk ka shumë interesim për skenën muzikore, thotë se: “Unë e mora interesimin e saj një kompliment të konsiderueshëm intelektual.”

“Ajo është shumë e shqetësuar me marrëdhëniet midis qenieve njerëzore dhe botës natyrore”, shton ai. “Unë nuk e di nëse kjo është një karakteristikë e spikatur e karakterit Islandez, por dyshoj, pasi kam qenë në Islandë, ,mirëpo Bjork ka një marrëdhënie me botën natyrore që shumica e njerëzve nuk e kanë.”

Attenborough gjithashtu diskuton këngët e saj, duke thënë: “Muzika e saj është e çuditshme, por është muzikë shumë origjinale!”/Insajderi.com

Burimi: Dazed Magazine